|
Union Bank ushtron aktivitetin e saj prej datës 11 Janar 2006, sipas Licencës Nr. 18 të datës 9 Janar 2006, lëshuar nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë.
Union Bank, është bankë shqiptare me aksioner kryesor Unioni Financiar Tiranë sh.p.k. (UFT) dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me një kapital të paguar prej 17.6 milion Euro.
Union Bank, u themelua si një banke private me kapital 100% shqiptar dhe lindi nga njëri prej Institucioneve më të suksesshëm të sistemit financiar shqiptar - Unioni Financiar Tiranë sh.p.k. përfaqësues i Western Union Financial Services Inc. për Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë.
Vlerat dhe përvoja pozitive që UFT përcoi tek klientët e tij, bënë të mundur që Union Bank në një kohë mjaft të shkurtër të zgjeronte rrjetin e degëve në të gjithë territorin e Shqipërisë, duke hapur 31 degë të reja në 3 vjet dhe duke u bërë natyrshëm zgjedhja e preferuar e klientit shqiptar.
Një konfirmim më tepër erdhi edhe nga BERZH (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim), e cila, nëpërmjet blerjes së 12,5% të aksioneve në vitin 2008, u bë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Union Bank për ta shndërruar atë në bankën më të dashur për klientët.
|