Shtepi news
Karta me te Sigurta me Platformen CHIP
Te nderuar kliente,


Me synimin per te rritur sigurine e klienteve te saj ne perdorimin e kartave si edhe per te ofruar me shume avantazhe konkuruese, Union Bank ka perfunduar me sukses kalimin ne platformen CHIP te te gjitha Kartave te Kreditit.

Per rrjedhoje te ketij ndryshimi, kemi kenaqesine t’ju njoftojme se Union Bank ka riprintuar karten tuaj te re MasterCard te pajisur me CHIP. Karta juaj ekzistuese do te vazhdoje te jete aktive deri ne daten 10 Qershor 2012. Kini parasysh qe, nese karta e re MasterCard nuk terhiqet brenda dates se mesiperme, atehere karta juaj ekzistuese nuk do te jete me aktive dhe nuk do te mund te perdoret me nga ana juaj.

Gjithashtu, te gjitha detyrimet e kartes egzistuese MasterCard jane transferuar ne numrin e ri te kartes CHIP. Rrjedhimisht, duke filluar nga muaji aktual, fatura e kartes se kreditit MasterCard do te printohet me numrin e ri. Per te evituar cdo problem me leximin e fatures se kartes se kreditit, per muajt Mars, Prill dhe Maj 2012, per leximin e fatures nuk do te jete i nevojshem perdorimi i numrit te Kartese se Kreditit si Kod Sigurie.  

Duke filluar nga data 02 Prill 2012 mund te paraqiteni per te marre ne dorezim karten e re ne deget/agjencite Union Bank ne qytetit tuaj ku do te dergohet fizikisht karta dhe PIN-i juaj. Per qytetin e Tiranes, dega se ku do te mund te terhiqni karten do t’ju komunikohet se shpejti nga punonjesi i sherbimit  Call Center te Union Bank.

Ju keshillojme te ruani me kujdes PIN-nin qe Union Bank do t'Ju jape ne momentin e marrjes ne dorezim te kartes se re MasterCard, per arsye se ky PIN do t’ju nevojitet si per te kryer terheqje Cash ne ATM, ashtu edhe per te kryer transaksione blerjeje ne pika shitjesh.
Padyshim, qe na rast humbjeje ose harrese te PIN-it tuaj egzistues, Union Bank Ju ofron mundesine e ri- gjenerimit te PIN-it tuaj ose krijimin e nje PIN-i te ri.

Per cdo pyetje qe mund te keni, mos hezitoni te na kontaktoni ne numrat e meposhte:
04 238 90111/ 04 224 8938 / 04 227 4630 .  

Faleminderit per bashkepunimin,


Union Bank