|
Aplikim Online për kredi në Union Bank |
|
24 Nentor 2011 –
Duke filluar nga data 24 Nëntor 2011, Union Bank mundëson aplikimin Online për “Kredinë Personale të Shpejtë”.Kjo formë aplikimi, shumë e përhapur në vendet e zhvilluara, është një facilitet më shumë që Union Bank i vë në dispozicion çdo individi të interesuar për financime personale.
Aplikimi Online 24 orë në 24, është mjaft i thjeshtë për t’u plotësuar dhe eviton prezantimet ne Bankë, shkurton kohën, dhe rrit komoditetin për cdo individ.
Union Bank garanton trajtim të personalizuar te aplikuesve dhe plotësimin me aplikime Online për të gjithë produktet e kredive për Individë.
|
|