|
Vetëm €5.00 për transfertat Shqipëri-Kosovë! |
|
10 Tetor 2011 –
Union Bank (Shqipëri) dhe Banka për Biznes (Kosovë) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me synimin për t'i ardhur në ndihmë dhe për t'i lehtësuar zhvillimin e biznesit, kompanive që operojnë në Shqipëri dhe në Kosovë.
Sipas marrëveshjes, të gjitha kompanitë mund t'i transferojnë fondet/mjetet nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas, duke paguar vetëm €5.00 komision për transfertë. Pavarësisht shumës së fondeve që transferohen! Brenda 1 ore, fondet do të transferohen dhe do të jenë në llogarinë e palës përfituese.
|
|