|
Union Bank mbështet Kombëtaren Shqiptare të Futbollit për përiudhën 2010-2012
Tiranë, më 1 Shtator 2010 – Union Bank, banka shqiptare më rritjen më të shpejtë në tregun bankar shqiptar, ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe do të mbështesë Kombëtaren Shqiptare për periudhën 2010-2012 gjatë pjesëmarrjes në fazën kualifikuese të UEFA EURO 2012 – Poloni/Ukrainë.
“Marrja e një vendimi të tillë është krejt i natyrshëm për ne” – shprehet zoti Niko LEKA, Nën-Kryetar i Bordit të Union Bank. “Union Bank është bankë me kapital shqiptar dhe Kombëtarja Shqiptare përbën një vlerë së cilës i referohen shqiptarët kudo ku ndodhen. Është e rëndësishme për ne, për punonjësit tanë, për klientët tanë aktuale e për ata që do të bëhen nesër klientët tanë. Ne jemi krenarë të kemi nëpërmjet kësaj marëdhënie një mundësi të mbështesim këtë vlerë të rëndësishme për secilin prej nesh.
Shprehim bindjen se mbështetja eUnion Bank do të kontribuojë që kjo pjesëmarrje e Kombëtares Shqiptare në fazën kualifikuese të UEFA EURO 2012 – Poloni/Ukrainë të jetë një histori suksesi”.
Prej katër vjetësh në treg, Union Bank zhvillon aktivitetin bankar në Shqipëri duke arritur rezultate shumë pozitive dhe duke ofruar tashmë një portofol të plotë produktesh dhe shërbimesh të larmishme, me cilësi superiore për një klientelë të gjerë në të gjithë Shqipërinë. (foto)
|