Shtepi news
Union Bank dhe BERZH ne përvjetorin e parë

Union Bank dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ne përvjetorin e parë te bashkëpunimit inagurojnë hapjen e degës së 31-të Union Bank në Tiranë.

Në 29 Tetor 2009, në Tiranë, Union Bank dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) festuan përvjetorin e parë të bashkëpunimit midis tyre.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e degës së re të Union Bank, degës së 31-të në rang kombëtar dhe të 13-të në qytetin e Tiranës, me vendndodhje pranë Gardës së Republikës.

Në ceremoni, ndër të ftuar të tjerë të rëndësishëm nga grupet e interesit, ishte i pranishëm në një vizitë speciale me këtë rast z. Peter Reiniger, Drejtor i Grupit të Biznesit për Ballkanin Perëndimor dhe Europën Qendrore në BERZH, i cili theksoi angazhimin per shtimin e fondeve për Union Bank, duke mundësuar që përmes saj të rritet potenciali për të financuar bizneset shqiptare.

Në fjalën përshëndetëse, z. Edmond Leka, Kryetar i Bordit Drejtues të Union Bank, theksoi seUnion Bank ka arritur që gjatë kësaj periudhe të vendosë një prezencë domethënëse në treg, me 31 degë në të gjithë vendin, me një vizion të qartë dhe të përcaktuar dhe me një portofol produktesh të reja dhe konkurruese, për klientët tanë, duke treguar se është një organizëm i konsoliduar financiar, lehtësisht i prekshëm nga çdo qytetar, biznes apo institucion në vend dhe duke ofruar çdo ditë e më shumë te klientët një nivel të lartë shërbimesh.

Gjithashtu, në prezencën e z. Reiniger, do të doja të falënderoja EBRD (BERZH) për suportin që i ka dhënë bankës gjatë këtij viti, si aksioner në Union Bank, duke qenë një drejtues aktiv në qeverisjen e saj, në rritjen e kapitalit në funksion të bankës, por dhe në financimin e programit të forcimit institucional të Union Bank, që është kthyer tashmë në një mjet të rëndësishëm për realizimin e vizionit të saj.

Së fundmi, ne jemi duke lançuar së bashku me EBRD edhe një linjë krediti për kredi për biznesin, që tenton të shtojë gamën e produkteve tona ekzistuese për biznesin në kredi afatgjata.

Bashkëpunimi i Union Bank me EBRD (BERZH) u konkretizua në vitin 2008, kur Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) u bë aksioner i Union Bank, me një paketë aksionesh prej 12.5%. Blerja e paketës së aksioneve të Union Bank prej BERZH nuk ishte thjesht një investim që forcoi Union Bank, por një veprim i cili kishte ndikim pozitiv në sektorin financiar të vendit, duke forcuar konkurrencën dhe duke vendosur standarde të larta të qeverisjes korporative dhe administrimit të biznesit.

Me hapjen e degës së 31-të brenda një periudhe të shkurtër kohore, Union Bank dëshmon se është e udhëhequr nga një strategji e suksesshme dhe se ka potenciale të fuqishme, si financiare ashtu dhe njerëzore.