Shtepi Misioni Yne
Misioni Yne

 

Union Bank ka marre persiper qe te behet nje Organizem i qendrueshem dhe i fuqishem financiar, lehtesisht i prekshem nga cdo qytetar shqiptar, por edhe biznes, nje Institucion qe ofron tek klientet e saj, nje nivel shume te larte sherbimesh.


Duke patur ne qender te vemendjes klientin dhe nevojat e tij financiare, Union Bank eshte e perqendruar ne 2 drejtime kryesore:


Nga njera ane banka synon te jete fizikisht sa me prane klientit nepermjet zgjerimit te shpejte te rrjetit te degeve te saj, duke shfrytezuar rrjetin e agjencive te UFT qe ofrojne sherbimin e transfertave te parave Western Union.
Ne kete menyre, banka kerkon te realizoje jo vetem mbulimin gjeografik te te gjithe territorit te vendit por edhe prezencen e nje numri agjencish neper qytetet e medha.


Nga ana tjeter banka synon te ofroje produkte dhe sherbime bankare te thjeshta, transparente dhe “vetesherbyese”, ti permiresoje dhe moderoje vazhdimisht ato duke iu pergjigjur kerkesave ne rritje te klienteve.

Kete gje banka do ta arrije nepermjet ngritjes se vazhdueshme te nivelit te sherbimit ndaj klienteles, investimit ne teknologji te avancuara per te patur gjithnje zgjidhjet me te mira per klientet e saj si dhe duke rritur vazhdimisht profesionalizmin e stafit te saj.


Duke siguruar nje baze te gjere te klienteles se saj dhe nje prezence territoriale sa me te plote nga njera ane, por edhe me nje kujdes te vecante dhe formulim te produkteve sipas kerkesave te seciles korporate, Union Bank synon te krijoje nje oferte te plote e terheqese per nje numer korporatash te medha ne vend.

Nepermjet bankes sone, ketyre bizneseve do t’ju krijohet mundesia te zhvillojne lidhje direkte me nje numer te madh klientesh te tyre, por ata gjithashtu do te gjejne ne banke nje sherbim te personalizuar per te gjitha nevojat e tyre bankare e financiare.